Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich pas plot 25 vitëve.
Sulmuesi gjerman do të luaj nesër ndeshjen e fundit para tifozëve vendas në ”Allianz Arena”, kundër Borusia Monchegladbach.
Muller ka bërë një postim emocionues në rrjetet sociale, para ndeshjes së 750 me fanellën bavareze.
“Koha për të thënë lamtumirë..Unë me të vërtetë po pres me padurim ndeshjen time të fundit në shtëpi në Allianz Arena dhe vazon e kampionatit!!!Nesër do të mbush 750.
Përfundimi i lojës obligative për FC Bayern München tim dhe padyshim duke shijuar çdo sekondë në stadium.25 vite me klubin tim të zemrës. E pabesueshme.FALEMINDERIT PËR GJITHÇKA!”, ka shkruar Muller.
35-vjeçari edhe pse po largohet nga Bayerni nuk do të pensionohet nga futbolli aktiv. Ai pritet ta vazhdoj karrierën në kampionatin amerikan, MLS.