Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në fshatin Lipovec, ku një person ka përdorur armë në një zonë të banuar, duke shkaktuar shqetësim për sigurinë publike.
Siç mëson Gazeta Sinjali, i dyshuari, rreth 43-vjeçar ka pranuar se ka shtënë me armën e tij, duke shkrepur 11 plumba. Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe 11 gëzhoja.
Pasi është kontaktuar nga patrulla policore dhe njësia e hetimeve, i dyshuari ka pranuar veprimin e tij dhe është marrë në intervistim. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Hetimet lidhur me motivin dhe rrethanat e gjuajtjes janë në vijim.