Udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Polonisë kanë shkuar në Kiev për një vizitë simbolike në Ukrainë, një ditë pasi Vladimir Putin organizoi një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq.
Vizita vjen ndërsa SHBA-ja paralajmëroi për informacionet e inteligjencës rreth një sulmi të madh ajror të afërt ndaj Ukrainës.
Keir Starmer, Emmanuel Macron, Friedrich Merz mbërritën në Kiev me të njëjtin tren të shtunën në mëngjes, ndërsa Donald Tusk udhëtoi me një tren të veçantë.
Të katër udhëheqësit u takuan në qytetin polak të Rzeszow të premten në mbrëmje përpara se të niseshin, transmeton Klankosova.tv.
Keir Starmer, Emmanuel Macron, Donald Tusk dhe Friedrich Merz sot po zhvillojnë bisedime me Volodymyr Zelenskyn e Ukrainës në një përpjekje për të siguruar një armëpushim në luftën Rusi-Ukrainë.