Toni Kroos: Shumë e vështirë që të ndalet Lamine Yamal

- Bota Sot

Toni Kroos: Shumë e vështirë që të ndalet Lamine Yamal

Ish-mesfushori gjerman, Toni Kroos, e ka vlerësuar maksimalisht futbollistin e Barcelonës, Lamine Yamal.

Kroos tha se është shumë e vështirë që një futbollist si Yamal të ndalet, për mënyrën se si driblon dhe pastaj se si futet në zonën kundërshtare.

“Sinqerisht, është shumë e vështirë të ndalësh Lamine Yamal, duhet ta them këtë sinqerisht.

Driblimi është shumë i vështirë, por kur ai futet brenda dhe pastaj zgjedh të kalojë kur të gjithë presin që ai të driblojë, është e vështirë për mbrojtësit.

Ai gjithmonë gjen pasimin e duhur për ta ndjekur dhe për t’u kthyer për ta marrë përsëri topin.

Ai ka bërë 25 asistime ose diçka të tillë këtë sezon.

Kundër Interit, ishte e qartë se ai kishte një ndjenjë pozitive që ua transmetoi shokëve të ekipit.

Ata ishin 2-0 në disavantazh dhe në pushimin e pjesës së parë ai shkoi te shokët e skuadrës dhe u dha atyre energji pozitive. Ai është vetëm 17-vjeçar.

Edhe në momente të vështira, ai vazhdoi të luante për të shijuar lojën.

Mendoj se ishte pasi rezultati ishte 4-3, nuk më kujtohet saktësisht, por atij i pëlqente të luante edhe pse kishte shumë presion, dhe gjithmonë e donte topin”, përfundoi Kross.



Lexoni të gjitha në Bota Sot