Kosova vazhdon të jetë nën hijen e trishtimit pas ndarjes tragjike nga jeta të dizajnerit të njohur Festim Isufi, i cili vdiq ditën e djeshme në banesën e tij në Prishtinë.
Sot, më 10 maj 2025, do të mbahet ceremonia e varrimit në ora 16:31, në varrezat e qytetit të Gjilanit, vendlindja e të ndjerit.
Në një njoftim të publikuar nga familja Jusufi, thuhet: “Njoftojmë të gjithë farefisin, miqtë dhe qytetarët se i dashuri jonë u nda nga jeta me datë 09.05.2025, në moshën 34-vjeçare, duke na lënë të pikëlluar dhe në kujtim të përhershëm. Varrimi do të bëhet ditën e shtunë, me datë 10.05.2025, me namaz të ikindisë 16:31, në varrezat e qytetit Gjilan. Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit”.
Ngjarja e rëndë ndodhi të premten në “Rrugën B” të Prishtinës, ku sipas dyshimeve të para, Festim Isufi thuhet se ka therur me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka ndalur jetën e vet.
Bashkëshortja, e cila u plagos rëndë, ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Deri tani, motivacionet e ngjarjes mbeten të panjohura, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit.
Isufi ishte një emër i njohur dhe shumë i respektuar në fushën e dizajnit në Kosovë, dhe vdekja e tij ka shkaktuar reagime të shumta nga komuniteti artistik, miqtë dhe qytetarët që e njihnin dhe e vlerësonin për punën dhe karakterin e tij.