Barcelona dhe Reali sot përballen mes vete, “El Clasico” që vendos La Ligën

- Bota Sot

Barcelona dhe Reali sot përballen mes vete, “El Clasico” që vendos La Ligën

“El Clasico” e së dielës në Barcelonë nga ora 16:15 mes vendësve dhe Realit të Madridit nuk është dosido. Natyrisht asnjë përballje e tillë nuk mund të cilësohet dosido. Por në këtë pikë të sezonit me 4 ndeshje të mbetura deri në mbyllje të tij dhe me 4 pikë që ndajnë dy skuadrat, rëndësia e saj është e veçantë.

E gjithë Spanja dhe Bota mbarë pret ndeshjen e ndeshjeve. Nuk ka asnjë takim tjetër të tillë në Botë. Barça-Madrid (dhe anasjellas) është një nga ngjarjet sportive me ndikimin më të madh global. Në momentin që gjyqtari Hernandez Hernandez do të fërshëllejë nisjen e takimit, bota e futbollit ndalet. Konkretisht, kjo “El Clasico” premton emocione për shkak të gjithçkaje që është në lojë: titulli i Ligës. La Liga është “zjarr” dhe po ashtu edhe “El Clasico”.

Nuk është çudi. Me katër xhiro të mbetura, renditja është interesante. Nuk ka asnjë hapësirë për gabim. Kjo ndeshje padyshim që mund ta ndryshojë ekuilibrin. Kjo është një finale e hershme. Një datë që mund të kurorëzojë kampionin ose të ndezë më tej luftën për titullin. Nuk ka skenar të shkruar këtë sezon. Çdo gjë mund të ndodhë. Këtë herë, “El Clasico” mund të vendosë se kush e sundon futbollin spanjoll. Ekipi i Hansi Flik është lider me një epërsi prej katër pikësh ndaj ekipit të Ançelotit, të cilët janë të dënuar të kërkojnë fitoren në “Montjuiç”.

Nëse fitojnë këtë ndeshje, katalanasit do të ishin një hap larg titullit kampion tri takime para përfundimit të kampionatit, por nëse Madridi do të merrte fitoren, ata do të ishin vetëm një pikë prapa Barçës dhe të bardhët do të ëndërronin titullin e Ligës në një rezultat përfundimtar jo për ata me zemër të dobët. Në ndeshjen e parë në Madrid, Barcelona dominoi Realin me një 0-4 me dy gola nga Levandovski, një nga Jamal dhe një tjetër nga Rafinja.



Lexoni të gjitha në Bota Sot