Ramos: Ajo që ndodhi ishte e mrekullueshme

- Bota Sot

Ramos: Ajo që ndodhi ishte e mrekullueshme

Fitore e pastër për Paris Saint-Germain.

Skuadra e Luis Enrique, prej kohësh kampione e Francës, ka mundur 4-1 Montpellier mbrëmjen e së shtunës.

Një fitore bindëse dhe që nuk u vu kurrë në dyshim nga kundërshtarët e Inter-it në finalen e Champions League.

Në fund të ndeshjes, sulmuesi Gonçalo Ramos ka thënë:

“Nuk ishte e lehtë të shënoheshin katër gola në këtë fushë. Jemi shumë të lumtur, tani është momenti të shijojmë këtë fitore. Të shënosh një gol është gjithmonë e bukur, por të shënosh tre është e mrekullueshme.

“Goli i parë? Ka qenë një aksion shumë i bukur i skuadrës dhe kam arritur ta finalizoj. Në rastin e golit të tretë kam qenë me kurriz nga porta, jam kthyer dhe jam ndihmuar nga traversa”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot