Amorim lë në stol Onanan për ndeshjen ndaj West Hamit

- Bota Sot

Amorim lë në stol Onanan për ndeshjen ndaj West Hamit

Manchester United do të zhvillojë sot ndeshjen ndaj West Hamit.

Ata do të tentojnë të ndalin ecurinë e tyre negative në Premierligë, të cilët në 5 ndeshjet e fundit kanë humbur 3 ndeshje dhe kanë barazuar në 2.

Mirëpo në formacionin e tij, Ruben Amorim ka vendosur të lë në stol portierin Andre Onana, duke vendosur që ta aktivizojë turkun Bayindir në vend të tij.

Manchester United, në Premierligë gjendet aktualisht në pozitën e 15-të me 39 pikë, i cili është edhe sezoni i tyre më i dobët në shekullin 21.

Mirëpo “Djajtë e Kuq”, mund të përfundojnë sezonin me trofe, pasi që gjenden në finalen e Ligës së Evropës ndaj Tottenhamit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot