Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren njoftoi sot se Behar Begaj, një emër i njohur në komunën e Prizrenit, i është bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE!, së bashku me një grup të konsiderueshëm bashkëpunëtorësh të tij.
Behar Begaj ka mbajtur postin e Kryetarit të Nëndegës së LDK-së në Zhur dhe ka qenë anëtar i Kryesisë së kësaj partie për katër mandate të njëpasnjëshme. Gjithashtu, ka qenë asamblist i Komunës së Prizrenit dhe kryetar i Bashkësisë Lokale në Zhur.
Përkushtimi i tij ndaj komunitetit dhe angazhimi i dëshmuar politik ndër vite janë vlera të çmuara që tashmë do të kontribuojnë në fuqizimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këtë rajon.
Së bashku me të, në Lëvizjen VETËVENDOSJE! aderojnë edhe shumë bashkëpunëtorë të tij me përvojë dhe përkushtim në jetën publike dhe politike.
Ky aderim është dëshmi e besimit dhe vlerësimit që strukturat dhe individët me përvojë kanë ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ky hap i rëndësishëm përforcon strukturat e Lëvizjes në Prizren dhe është një garanci për një angazhim edhe më të fuqishëm në shërbim të qytetarëve.