Falë barazimit midis Servettes dhe Young Boys të dielën, FC Baseli festojë titullin e 21-të në histori të ekzistimit të klubit apo pas 8 vitesh e ka rikthyer në vitrinat e tyre..
Xherdan Shaqiri hidhet në festë, valëvit flamurin në ballkon!!
“Xherdan Shaqiri valëvit flamurin e FC Baselit në ballkon!
Një gur themeli i rëndësishëm në rrugën drejt titullit të kampionatit është lojtari i rikthyer në FC Basel, Xherdan Shaqiri”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.
Presidenti i klubit David Degen e ka nderuar Shaqirin në një intervistë për Barfüsserplatz: “I thashë më parë në stadium: ‘Do të ndërtoj një monument për ty’.
Ai mund të kishte shkuar në Arabinë Saudite, por na zgjodhi ne.
” Dhe më e rëndësishmja:
“Ai ia doli mbanë.
Kjo është kinema e shkëlqyer!”
“Shumica e lojtarëve dhe stafit ishin zhvendosur prej kohësh nga ballkoni në Papa Joes dhe festojnë me familjen dhe miqtë.
Pas tetë vitesh pritjeje për titullin e kampionatit, festa në Basel do të vazhdojë edhe pas mesnatës“, - shkruan më tej.