Policia ka lëshuar një njoftim urgjent për ndihmë publike, në përpjekje për të lokalizuar dhe ndaluar një person që dyshohet se është i përfshirë në një rast të vjedhjes së veturës, dhe që aktualisht mund të përbëjë rrezik në qarkullim rrugor.
Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 13:37, është raportuar se personi i identifikuar si Shqiprim Llugagjiu është parë duke drejtuar një veturë të tipit Mercedes ngjyrë hiri, me targa 05-345-HJ, në drejtim nga Shtimja për në Ferizaj.
I njëjti dyshohet se ka probleme të natyrës mendore dhe më parë ka qenë i përfshirë në një rast të vjedhjes së veturës në Prizren, ku pas vjedhjes, automjeti ishte dëmtuar rëndë.
Autoritetet dyshojnë se edhe vetura që aktualisht e drejton mund të jetë e vjedhur, ndaj kërkohet që çdo qytetar që e sheh këtë veturë apo ka informacion për personin në fjalë, të lajmërojë menjëherë Policinë e Kosovës, përkatësisht Stacionin Policor në Shtime.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.