Filippo Inzaghi foli me gazetarët në margjinat e festës së organizuar nga Bashkia e Pisa-s për promovimin historik në Serie A pas 34 vitesh.
Trajneri foli edhe për fundin e nxehtë të sezonit që vëllai i tij Simone po përjeton në stolin e Interit mes duelit të titullit me Napolin dhe finales së Ligës së Kampionëve me PSG-në:
“Ai është gjithmonë i pari që më inkurajon dhe ndjek punën time pa u shpërqendruar nga e tija. Jo të gjithë mund ta çojnë ekipin në finalen e Champions League dy herë në tre vjet”.
Trajneri i Pisa-s vazhdoi duke zbuluar: “Mesazhi i parë i urimit ishte i tij, si gjithmonë. Edhe pse ishte i bindur gjithmonë, muajt e fundit, se do të gëzoheshim. Në fakt, menjëherë pas disfatës ndaj Spezias, ishte ai që më tha të mos dorëzoheshim se do të shkonim në Serie A”.
Në fund, Inzaghi përfundoi duke folur shkurtimisht për të ardhmen e tij: “Do të duhet të flasim me klubin dhe të bëjmë vlerësimet e duhura”.