Humbja e Romës nuk mjafton për të rikthyer buzëqeshjen në kampin e Juventusit, sepse menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në Bergamo vjen lajmi i bujshëm, që mund të shënojë fillimin e një revolucioni ose, të paktën, një riorganizim brenda drejtuesve të Juventusit: Francesco Calvo do të japë dorëheqjen në fund të kampionatit.
Calvo, i cili ishte te Juventus nga viti 2011 deri në 2014, u rikthye në klub më 1 prill 2022 si Shef i Stafit dhe që nga 22 janari 2023 ka mbajtur pozicionin e Shefit të Futbollit duke raportuar tek Shefi Ekzekutiv, ndërsa aktualisht mban pozicionin e Drejtorit
Menaxhues të Ardhurave dhe Zhvillimit të Futbollit. Por tani një aventurë e re mund të hapet për të, në Premier League, ku sipas lajmeve shumë të besueshme, e transferojnë atë tek Aston Villa në pozicionin e CEO-s të klubit anlgez.
Për Juventusin, nga ana tjetër, që po përgatitet të planifikojë të ardhmen e tyre teknike dhe sportive në një klimë pasigurie, një tjetër riorganizim i brendshëm po afrohet, me klubin që duhet të gjejë një menaxher të ri shitjesh: gjithçka do të kalojë në duart e John Elkann, i cili kishte një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me Calvon.