Të martën në Beograd po qëndron Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili mes tjerësh ka takuar edhe presidentin e këtij vendit, Alleksandar Vuçiq.
Për këtë takim ka reaguar raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, i cili e ka kritikuar të njëjtin për takimin me kreun e shtetit serb.
“Pavarësisht kundërshtimit nga ana e deputetëve nga 14 shtete të ndryshme anëtare, kreu i KE-së, Costa megjithatë vendosi të takojë mikun më të mirë të Kremlinit, presidentin e Serbisë, Vuçiq”.
“BE-ja nuk guxon të lejojë këto dështime diplomatike”, ka deklaruar Terras në X.