Ngjallin vëmendje negative postimet anti-demokratike të vëllait të Papës

- Bota Sot

Ngjallin vëmendje negative postimet anti-demokratike të vëllait të Papës

Vëllai i madh i Papës së ri Leon XIV, i pari amerikan që zgjidhet në këtë post, ka thënë se ai do të përpiqet të jetë apolitik – ndryshe nga vetë vëllai i tij, Lou Prevost, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra pro të djathtës ekstreme në SHBA, vëren The Guardian.

Postime të shumta në Facebook të Lou Prevost – që banon në Florida – përmbajnë gjuhë fyese ndaj demokratëve si Nancy Pelosi, Barack Obama dhe komunitetit LGBTQ+, si dhe përhapin teori konspirative për Volodymyr Zelenskyn dhe partinë demokrate. Ai u shpreh në një intervistë se ai dhe Leo kanë mendime të ndryshme politike.

Pavarësisht përpjekjeve të Lou për ta distancuar Papën e ri nga vetja, postimet e tij kanë ngjallur kritika të shumta publike dhe mediatike. Megjithatë, ai ka mbrojtur qëndrimet e tij në emisionin e Piers Morgan, duke thënë se “i qëndron” atyre.

Ndërkohë, Papa Leo XIV, i cili ka mbajtur qëndrime më të moderuara dhe humane gjatë shërbimit të tij kishtar, është shprehur se dëshiron një Kishë që “ndërton ura”, duke sinjalizuar një vijim të rrugës së Papa Françeskut për më shumë hapje dhe përfshirje.

Presidenti Donald Trump e ka uruar Papën e ri, ndërsa Lou Prevost ka thënë se nuk ka pasur kontakt me të pas zgjedhjes, për shkak të angazhimeve të shumta të Papës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot