Meulensteen mbështet Wengerin

- Bota Sot

Meulensteen mbështet Wengerin

Ish-ndihmës trajneri i Manchester United, Rene Meulensteen, i ka ndal në përkrahje Arsene Wenger-it në lidhje me finalen e këtij sezoni në Europa League.

Ish-trajneri i Arsenalit është shprehur se nuk është e drejtë që finalistët, Manchester United dhe Tottenham, të garojnë për një vend në Champions League, duke qenë se ndodhen në vendin e 16-të dhe të 17-të në tabelën e Premier League.

“Mendoj se ai e bëri këtë koment duke u bazuar thjesht në pozitat e të dyja skuadrave në renditje.

Si është e mundur që dy skuadra që janë në vendin e 16-të dhe të 17-të të Premier League të luajnë në finalen e Europa League dhe njëra prej tyre të jetë në Champions League sezonin tjetër?”, ka thënë Meulensteen për “Tribalfootball”.

“Për të qenë i sinqertë, nëse jemi këtu pas një viti dhe Manchester United apo Tottenham janë sërish në të njëjtën situatë, atëherë mund të themi se diçka është e gabuar”, ka pohuar ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot