Kurti u bën thirrje shqiptarëve: Votoni për Shkodrën Elektronike – “Vazhdo me shndrit”

- Gazeta e Prizrenit

Kurti u bën thirrje shqiptarëve: Votoni për Shkodrën Elektronike – “Vazhdo me shndrit”

Në prag të mbylljes së votimit për natën e parë gjysmëfinale të “Eurovision Song Contest 2025”, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar shqiptarët kudo që ndodhen që të votojnë për Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetet social ‘Facebok’, Kurti ka përkrahur Shkodra Elektronike, që konkurron me këngën “Zjerm”.

“Zjerm në Eurovision! 🔥 Të dashur vëllezër e motra shqiptarë kudo që jeni, votoni për Shkodrën Elektronike! Vazhdo me shndrit, shndrit, shndrit! 🇦🇱”, ka shkruar Kurti.

Shqipëria ka numrin 12 në renditjen e performuesve të mbrëmjes.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit