Kampionati i Superligës së Kosovës në basketboll po i kalon momentet më emocionuese, ndërsa sfidat e “Play-off”-it po ofrojnë spektakël, dramë dhe adrenalinë të papërshkrueshme.
Trepça dhe Bashkimi kanë ofruar ndeshje të jashtëzakonshme, dhe pritet që e mërkura të sjellë një tjetër përballje të nxehtë. Aktualisht, ‘Xehetarët’ janë në avantazh me serinë 2:1, dhe fituesi i katër ndeshjeve do të shpallet kampion i Kosovës.
Në takimin e parë final, Bashkimi e fitoi 84:77, ndërsa Trepça e barazoi serinë me fitoren 79:72 në ndeshjen e dytë. Ndeshja e tretë në Prizren i dha mitrovicasve një fitore bindëse 71:88, duke fituar epërsinë e terrenit për finalet.
Trepça kërkon fitoren e katërt për të qenë më pranë mbrojtjes së titullit, ndërsa Bashkimi do të synojë të barazojë serinë në 2:2 dhe të rikthejë epërsinë e terrenit.
Në gjysmëfinale, Bashkimi e eliminoi Pejën 3:1, ndërsa Trepça mundi Sigal Prishtinën po ashtu me rezultat 3:1.
Kujtojmë se Trepça dhe Bashkimi janë takuar edhe në finalen e Kupës, ku ‘Xehetarët’ dolën fitues, dhe po ashtu kanë fituar Superkupën këtë edicion.
Orari i ndeshjes së ardhshme:
E mërkurë, 19:00 – Trepça vs. Bashkimi