Jeremie Frimpong pritet të largohet nga Bayer Leverkuseni dhe tashmë shumë oferta ka në tavolinë, por vetëm një ekip është afër tij.
Bëhet fjalë për Liverpoolin, që e konsideron si blerjen kryesore të afatit të verës.
Por, Frimpong është tifoz i Chelseat dhe këtë e konfirmoi edhe gjatë një interviste.
“Unë gjtihmnë kam qenë me Chelsean.
Si fëmijë shikoja ndeshjet e Chelseat me xhaxhain tim. Krejt kjo për shkak të Didier Drogbas”, u shpreh Frimpong.
24-vjeçari shihet si zëvendësues i Trent-Arnoldit dhe shifra e këtij transferimi mund të jetë vetëm 40 milionë euro.
Lojtari holandez në Bundesliga këtë sezon ka zhvilluar 33 ndeshje, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë gjashtë asiste.