Themelorja s’e pezullon vendimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës, paralajmërohet ankesë në Apel

- Gazeta e Prizrenit

Themelorja s’e pezullon vendimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës, paralajmërohet ankesë në Apel

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar propozimin e grupit “Asnjë Cent Më Shumë” për pezullimin e zbatimit të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, rreth shtrenjtimit të rrymës për 16 për qind.

Kjo është bërë e ditur nga avokati Ardian Bajraktari përmes një njoftimi në Facebook.

“Kam pranuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin refuzohet kërkesa për sigurimin e Padisë tonë ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE). Tashmë, gati është Ankesa për Gjykatën e Apelit ndaj këtij Aktvendimi”.

“Beteja ligjore kundër vendimit të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë vazhdon!”, shkruan ai.

Padia ishte dorëzuar më 2 maj./KK



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit