Xhonatan Tah do të jetë një lojtar i Bajernit të Mynihut.
Mbrojtësi i Bajer Leverkusen thuhet se ka arritur akordin me drejtuesit e Bayernit, të cilët e kontaktuan në momentin që Erik Dajer pranoi ofertën e bërë nga Monako.
Sipas shtypit gjerman, Xhonatan Tah, i cili është në ditët e fundit të kontratës me Bajerin, do ti kushtojë arkave të klubit bavarez plot 15 milionë euro.
Shifra do ti kalojë lojtarit në formë bonusi. Sa i përket pagës vjetore mendohet se mbrojtësi do të paguhet me rreth 12 milionë euro në sezon.