Barcelona pritet të bëjë ndryshime të mëdha merkaton e verës.
Klubi katalanas ka marrë vendimin për t’u ndarë me 8 futbollistë në fund të sezonit. Në mediat përmenden emra si Araujo, Gavi, por edhe Fermín López.
Ndërkohë, Hansi Flick ka kërkuar largimet e Iñaki Peña, Héctor Fort, Pablo Torre, Pau Víctor dhe Ansu Fati.
Ky i fundit nuk është më i preferuari i trajnerit gjerman, sepse i ka shpërdoruar ato pak mundësi që ka patur.
Raphinha ka oferta nga Arabia Saudite, ndërsa për mesfushorin De Jong ka zëra se e kërkon Manchester United. Katalanasit nuk duan t’i sheshin.
Në rast se portieri Szczęsny largohet, Barcelona do të kërkojë një zëvendësues cilësor, por emra deri tani nuk ka. Deco ka deklaruar se në çdo repart do të ketë përforcime.