Britaniku kaloi gabimisht 38 vjet në burg

- Bota Sot

Britaniku kaloi gabimisht 38 vjet në burg

Një qytetarë nga Britania e Madhe ka kaluar gabimisht 38 vjet në burg.

Peter Sullivan, tani 68 vjeç, u dënua padrejtësisht në vitin 1987 për vrasjen e një gruaje të re në veriperëndim të Anglisë.

Ai gjithmonë e ka mohuar fajësinë ndërsa avokatët ishin përpjekur më herët dy herë ta apelonin vendimin, por pa sukses, raporton theguardian.

Testet e reja të ADN-së zbuluan se ADN-ja e Sullivan nuk ishte e pranishme në mostrat e ruajtura nga vendi i krimit.

Në vend të saj, gjurmët i përkisnin një burri tjetër të panjohur.

Gjykata e Apelit në Mbretërinë e Bashkuar ka rrëzuar akuzat për vrasje ndaj Sullivan dhe ai do të lirohet nga burgu.

Siç thekson gazeta, ky konsiderohet si gabimi më i gjatë gjyqësor në historinë e vendit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot