Plani i Bayernit

- Bota Sot

Plani i Bayernit

Bayern Munich po përgatitet të revolucionarizojë ekipin duke synuar të përforcohet në të gjitha linjat e nevojshme me nënshkrime të nivelit të lartë, me qëllim për të rifituar dominimin absolut në Gjermani dhe të konkurrojnë fort në Champions League.

Në mbrojtje, emri kryesor në listë është Jonathan Tah. Qendërmbrojtësi do të largohet si lojtar i lirë nga Leverkusen dhe interesi për të është shumë i madh.

Deri para pak kohë më parë, Barcelona dukej ekipi favorit për të firmosur me Tah, por ditët e fundit ka ndryshuar situata dhe lojtari duket më i joshur nga ideja për të ndryshuar ekip, por jo kampionat.

Transferimi i Jonathan Tah duket një çështje e mbyllur për bavarezët, por synimi i tyre më i madh është përforcimi në mesfushë. Bayerni është i vendosur të “tronditë” merkaton e verës me transferimin e Florian ëirtz, talentin më premtues në futbollin gjerman. Roli i tij thelbësor te Leverkusen dhe pjekuria në nivelin elitar e kanë bindur bordin bavarez që të paguajë 120 milionë euro e kërkuara nga Leverkusen.

Plani i Bayern është i qartë: të rrethojë figura si Kane, Musiala dhe Olise, me një lojtar me aftësi krijuese me vizion dhe i aftë për të shënuar gola. Lëvizja e tretë që synon klubi bavarez është në krahun e djathtë, ku dëshira e madhe është Pedro Porro, spanjolli i tottenham, i cili ka shkëlqyer me perfomancat e tij këtë sezon.

Klubi londinez e vlerëson spanjollin jo më pak se 60 milionë euro. Bayerni është i gatshëm të negociojë për një lojtar që i përshtatet profilit fizik dhe teknik, që Vincent Kompany po kërkon në projektin e tij të ri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot