Bologna në festë, ndërsa për Milanin është një natë ferri.
Bologna ka bërë mrekullinë duke e fituar Kupën e Italisë, pasi që në finale e mposhti me rezultat 1:0 Milanin.
Skuadra e Milanit përkundër angazhimit të madh nuk ia doli ndaj një rivalit të papërshtatshëm.
Në minutën e 53-të futbollisti zviceran Dan Ndoye ka shënuar për triumfin e madh.
Në stadiumin “Olimpico” rreth 70 mijë shikues panë lojë të mirë dhe një befasi të madhe për faktin se Bologna nuk hiqej favorite në këtë finale.
Pavarlsisht kësaj, finalet si gjithmonë janë me befasitë të mëdlha ashtu edhe ndodhi sonte.
Bologna në festë, ndërsa Milani është i tronditur nga kjo humbje në finalen e madhe.