Ylli i Barcelonës vuante nga apendiciti, iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale

- Bota Sot

Ylli i Barcelonës vuante nga apendiciti, iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale

Sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente për të zgjidhur problemin menjëherë me apendicit.

Sipas mediumit Cadena SER, Ferran Torres ka vuajtur nga apendiciti dhe duhej t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente.

Kjo ndodhi gjatë ditës së djeshme (e mërkurë) dhe klubi katalunas, Barcelona, ka njoftuar se operacioni i lojtarit ka kaluar me sukses.

“Lojtari i ekipit të parë, Ferran Torres, i është nënshtruar me sukses një operacioni për apendicit më 14 maj. Operacioni u krye nga mjekët Coroleu dhe Borras në Spitalin e Barcelonës nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të klubit”, thuhet në njoftim.

Kështu, sulmuesi i gjithanshëm përjashtohet automatikisht nga ndeshja e sotme (e enjte) e Barcelonës kundër Espanyolit.

Ferran ka qenë mbresëlënës këtë sezon, duke zëvendësuar Robert Lewandowskin si sulmues rezervë i ekipit.

25-vjeçari ka regjistruar 19 gola dhe shtatë asistime në 45 paraqitjet e tij për Barçën këtë sezon.

Ndryshe, në gjuhën popullore, “apendiciti” shpesh quhet “zorra qorre”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot