Superliga rikthehet me duele interesante

- Bota Sot

Superliga rikthehet me duele interesante

Elita e futbollit tonë, rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 35-të.

Ky sezon i garave tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare pasi këtë vikend luhet xhiroja e parafundit.

Derisa tashmë Drita është kampione e Kosovës, gara për daljen në Evropë dhe ‘lufta’ për ekzistencë po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 35-të do të luhen të shtunën pasdite.

Padyshim se spikat dueli Gjilani-Drita që konsiderohet derbi më i madh në vendin tonë, derisa joshëse parashikohet të jetë edhe sfida mes Ballkanit dhe Llapit, por edhe në duelet tjera priten ndeshje interesante pasi që pikët janë të rëndësishme në të gjitha përballjet e kësaj fundjavë.

Superliga / Java e 35-të

Të shtunën takohen:

Dukagjini-Ferizaj

Malisheva-Suhareka

Ballkani-Llapi

Gjilani-Drita

Feronikeli ’74-Prishtina

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot