Arrestohet ish-komandanti serb i policisë, dyshohet për krime lufte në Zveçan

- Bota Sot

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë, dyshohet për krime lufte në Zveçan

Prokuroria Speciale, bënë të ditur se është arrestuar M.D, i nacionalitetit serb, nën dyshimet për krime lufte në komunën Zveçanit, raporton KosovaPress.

Sipas Prokurorisë, M.D është arrestuar me urdhër të prokurores speciale Florije Salihu- Shamolli, pas hetimore disa mujore në bashkëpunim me Hetuesit e Krimeve të Luftës.

“Sipas hetimeve M. D, dyshohet se në cilësinë e komandantit të Njësisë së Policisë në këtë rajon, në kuadër te MUP-it, gatë viteve 1998/1999 ka marrë pjesë në vrasje, dëbim, plaçkitje, torturë, e rrahje të civilëve shqiptarë”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se, dyshohet se gjatë prillit të 1999-ës, i pandehuri M.D, së bashku me forcat serbe të organizuara në formacione të strukturuara, përfshirë Ushtrinë Jugosllave dhe Policinë Serbe, mori pjesë në operacionin në fshatin Zhazhë, ku kishin mbetur të vrarë shtatë civilë.

“Trupat e civilëve shqiptarë u gjetën pas përfundimit të luftës në varrezat e fshatit Suhodoll, në komunën e Mitrovicës”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Speciale, bënë të ditur se brenda afatit ligjor, sipas Kodit te Procedurës Penale, Prokuroria Speciale do të paraqes në Gjykatën Themelore te Prishtinës, Departamenti Special kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot