Mancini: Tifozët e Sampdorias janë më të mirët

- Bota Sot

Mancini: Tifozët e Sampdorias janë më të mirët

Në momentin më të errët të Sampdorias, e cila ka rënë për herë të parë në Serie C, shumë ish-lojtarë të saj kanë bërë deklarata të ndryshme. Ndër ta spikat Roberto Mancini, i cili ka thënë fjalë shprese. Fjalët e tij janë marrë nga “Il Secolo XIX”: “Momenti është i vështirë, më i vështiri.

Sidoqoftë, tifozët e Sampdorias janë gjithmonë të veçantë, do të dinë të jenë pranë skuadrës dhe klubit edhe në këtë rast.

Atyre iu them atë që thoshte Paolo Mantovani: derisa tifozët e Sampdorias të këndojnë, nuk do të kemi probleme për të ardhmen. Janë tifozët më të mirë në botë, do të jenë gjithmonë të tillë, edhe në Serie C.

Jam i sigurt se skuadra mund ta llogarisë gjithmonë mbështetjen e tyre.

Unë për Sampdorian do të jem gjithmonë aty, e kam thënë dhe e përsëris, por për fat të keq nuk mund të luaj më.

Ndonjëherë ndodhin këto gjëra. Ka bërë bujë zbritja në Serie C, sepse Sampdoria është një klub shumë i rëndësishëm. Jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar, prandaj kudo, edhe jashtë vendit, po flitet për rënien e saj në Serie C”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot