FIFA ka vendosur të heqë pezullimin për kombëtaren e Kongos.
Kombëtarja ku luan Arshonzh Bintsuka nuk mund të luante një ndeshje zyrtare nga shkurti i këtij viti.
Ky vendim ishte marrë nga FIFA pas konsultimit me Federatën e Afrikës, që tregonte për ndërhyrjen e politikës te Federata e Kongos.
Bintsuka nuk pati mundësinë kështu të tregojë aftësitë e tij te përfaqësuesja kombëtare.
22-vjeçari fitoi ftesën tek ekipi i parë në vitin 2024. Talenti i Partizanit konsiderohet pa kontratë në fundin e këtij sezoni.