Nëntë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi është rikthyer te kombëtarja e Argjentinës, pasi mungoi në grumbullimin e fundit të muajit mars.
Messi është ftuar nga selektori Lionel Scaloni, për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror të muajit qershor, ndaj Kilit dhe Kolumbisë.
Në listën e Argjentinës janë 28 futbollistë të ftuar, të cilët do të udhëhiqen nga lojtari i Inter Miamit.
Pjesë e listës janë edhe Lautaro Martinez, Julian Alvarez, Alejandro Garnacho, Angel Correa e shumë emrat të tjerë që luajnë në ligat më të forta evropian.