Milani nis të mendojë për trajner tjetër

- Bota Sot

Milani nis të mendojë për trajner tjetër

Milani pritet të largojë trajnerin Sergio Conceicao në fund të sezonit, pas një fund sezoni zhgënjyes dhe veçanërisht pas humbjes në finalen e Kupës së Italisë, që ka lënë një shije të hidhur në ambientin kuqezi.

Sipas mediave italiane, klubi është i prirur të kërkojë një drejtim të ri teknik dhe janë disa emra të rëndësishëm që qarkullojnë për pankinën: ndër më të përfolurit janë Maurizio Sarri, Massimiliano Allegri dhe Julen Lopetegui.

Pavarësisht spekulimeve, Milani nuk do të marrë një vendim të menjëhershëm.

Klubi pritet të analizojë me kujdes alternativat dhe të marrë kohën e nevojshme për të zgjedhur trajnerin që do të udhëheqë projektin e ardhshëm, me synimin për të rikthyer skuadrën në nivelet më të larta, brenda dhe jashtë vendit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot