Plasin polemikat për arbitrat

- Bota Sot

Plasin polemikat për arbitrat

Vetëm dy javë nga fundi i kampionatit, Napoli dhe Inter po luftojnë kokë më kokë për titullin kampion të Italisë, me napolitanët që udhëheqin me një pikë avantazh ndaj skuadrës së Inzaghit.

Të dyja ndeshjet e radhës priten të jenë vendimtare: Napoli do të luajë në transfertë kundër Parmës, ndërsa Interi pret Lazion në San Siro.

Në këtë klimë të tensionuar, edhe emërimi i arbitrave ka ngjallur shumë interes dhe reagime, sidomos nga tifozët e Interit. Federata ka caktuar arbitrin Chiffi për Inter–Lazio, ndërsa Doveri do të drejtojë Parma–Napoli.

Por polemikat kanë shpërthyer pas përfshirjes së Marco Guidës si AVAR (asistent VAR) në ndeshjen e San Siros. Guida është nga seksioni i Torre Annunziata, pranë Napolit, dhe pak javë më parë kishte deklaruar publikisht se nuk do të arbitronte më ndeshje të Napolit, për shkak të presioneve dhe vështirësive që ka hasur personalisht duke jetuar në zonën e Napolit: “Unë dhe Maresca vendosëm të mos arbitrojmë më në Napoli.

Futbolli atje jetohet ndryshe nga qytete si Milano. Kam bërë gabime dhe nuk ndihesha i sigurt të ecja në rrugë apo të bëja pazarin".



Lexoni të gjitha në Bota Sot