Dalin në shitje biletat për ndeshjen finale Struga Trim Lum - Vardari

- Bota Sot

Dalin në shitje biletat për ndeshjen finale Struga Trim Lum - Vardari

Struga Trim Lum për herë të dytë në histori do të luaj në një ndeshje finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll. 

“Vardari do të jetë kundërshtari ynë të mërkurën e 21 majit në Shkup në arenën “Todor Proeski”. Biletat tashmë kanë dalë në shitje…

Të mërkurën e 21 majit Struga Trim Lum do të luaj finalen e saj të dytë në histori, pas asaj të vitit 2023. Edhe këtë radhë do të luajmë ndaj një skuadre shkupjane, këtë herë ndaj Vardarit.

Kjo ndeshje pritet me shumë interesim, ndërsa prej sot të gjithë të interesuarit do të mund të pajisen edhe me një biletë.

Shitja e biletave do të bëhet përmes platformës së FFM-së, eticket.ffm.mk.”, njofton FC Struga Trim Lum.



Lexoni të gjitha në Bota Sot