Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi për nxitje të përçarjes dhe mos durimit

- Bota Sot

Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi për nxitje të përçarjes dhe mos durimit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet S.S., për veprën penale nxitje e përçarjes dhe mos durimit.

Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se S.S., i nacionalitetit serb, më datë 14 tetor 2023, rreth orës 08:20, në Dren të Zubin Potokut, ka ndërmarrë veprime konkrete me qëllim të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mos durimit ndërmjet grupeve etnike dhe të prishjes së rendit publik në Kosovë.

Sipas aktakuzës, më 14 tetor 2023, gjatë ndalimit për kontroll policor, i pandehuri ka pasur të veshur një fanellë ngjyrë të zezë me mbishkrime me motive nacionaliste dhe motive nxitëse ndaj grupeve të tjera etnike në Kosovë.

I pandehuri me këto veprime publikisht ka nxitur urrejtje ndërmjet grupeve etnike që jetojnë në Kosovë, në mënyrën që ka mundur të shkaktojë prishjen e rendit publik.



Lexoni të gjitha në Bota Sot