Fëmijët të përdorur në protestën në veri – Serbia i shfrytëzon për mesazhe politike pas mbylljes së institucioneve paralele

- Bota Sot

Fëmijët të përdorur në protestën në veri – Serbia i shfrytëzon për mesazhe politike pas mbylljes së institucioneve paralele

Pas mbylljes së institucioneve paralele serbe në komunat veriore të Kosovës, një protestë e organizuar në veri të Mitrovicës ka ngritur shqetësime të reja – këtë herë për shkak të përfshirjes së fëmijëve në aktivitet me përmbajtje politike.

Në protestën e mbajtur gjatë ditës së sotme, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme u panë duke mbajtur pankarta dhe duke bërë deklarata që nënkuptonin kritika ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Institucionet paralele kanë mbyllur sallën e sportit”, deklaroi një nxënëse duke aluduar në institucionet legjitime të Kosovës si, siç pretendonte ajo, përgjegjëse për kufizimin e aktiviteteve të përditshme të komunitetit serb”.

Protesta vjen pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për të mbyllur një sërë institucionesh paralele serbe që kanë funksionuar në mënyrë të jashtëligjshme në veri të vendit, qendra administrative dhe objekte të tjera që janë financuar dhe drejtuar nga Serbia.

Ky hap është ndërmarrë në kuadër të zbatimit të plotë të ligjshmërisë dhe sovranitetit në të gjithë territorin e Kosovës, sipas deklaratave të zyrtarëve qeveritarë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot