Zelensky thotë se Putini kishte ‘frikë’ ta takonte në Turqi

- Bota Sot

Zelensky thotë se Putini kishte ‘frikë’ ta takonte në Turqi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka postuar në X në lidhje me fjalimin e tij në Shqipëri.

“Unë iu drejtova Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Këtë javë, ne patëm një shans real për të ecur drejt përfundimit të luftës – vetëm sikur Putini të mos kishte frikë të vinte në Turqi. Isha atje gati për një takim të drejtpërdrejtë me të për të zgjidhur të gjitha çështjet kryesore. Ai nuk u pajtua me asgjë”, shkroi Zelensky.

Ndryshe, liderët e Bashkimit Evropian u takuan sot në Tiranë në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, ku ndër të pranishmit ishin presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Gjatë takimit ata folën edhe me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Siç ka bërë të ditur Zelensky, në këtë telefonatë u diskutua raundi i parë i bisedimeve ruso-ukrainase në Turqi, për të cilat ai thotë se Ukraina është gati të ndërmarrë hapat më të shpejtë të mundshëm për të sjellë paqe të vërtetë.

“Ukraina është gati të ndërmarrë hapat më të shpejtë të mundshëm për të sjellë paqe të vërtetë dhe është e rëndësishme që bota të mbajë një qëndrim të fortë”, tha lideri ukrainas. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot