Arsimi para suksesit historik

- Bota Sot

Arsimi para suksesit historik

Pasi Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) anuloi rezultatin e ndeshjes Kozhuf – Bashkimi, ka pësuar ndryshime edhe tabela e Ligës së Dytë të Futbollit të Maqedonisë, një xhiro para fundit.

Pikët e ndeshjes janë anuluar, kështu që Bashkimi humbet tre pikë nga llogaria e tij.

Ekipi tani ka rënë në pozicionin e tretë me 60 pikë, përpara është Arsimi, i cili është në prag të një ngjitjeje historike dhe ka 62 pikë të tubuara. Në raundin e fundit, Arsimi luan në transfertë kundër Vardar Negotino.

Lideri Makedonija GP, nga ana tjetër, është zyrtarisht skuadër e re në Ligën e Parë. Për pozicionin e tretë që con në playoff-in për në Ligën e parë, Bashkimi dhe Bregalnica do të vendosin në raundin e fundit, në një duel të drejtpërdrejtë në Shtip.

Bregalnica ka 58 pikë dhe mund ta kalojë Bashkimin vetëm me një fitore.



Lexoni të gjitha në Bota Sot