Dukagjini ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3:1 ndaj Ferizajt, në takimin e javës së parafundit (35-të) të elitës së futbollit të Kosovës.
Dukagjini ndali tre pikë jetike duke siguruar ekzitencën.
Ferizaj i humbi gjasat për një vend në garat evropiane.
Për Dukagjinin shënuan Isufi (18), Berisha (41) e Basdri (85’) dhe për Ferizajn Sadriu (75’).
Dukagjini renditet në pozitën e 6-të me 48 pikë e Ferizaj është në të pestin me 49.