Në rrjetet sociale po qarkullon një video nga autostrada në drejtim të Nishit, ku pati një konflikt midis përcjelljes së kryeministrit serb Gjuro Macut dhe personave t automjetit në të cilin ndodheshin anëtarë të kabinetit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Video u shpërnda përmes platformës “X” nda nga kryetari i Partisë Demokratike në Serbi, Srgjan Milivojeviq.
Në video, dëgjohet Suzana Vasiljeviq, me shumë mundësi këshilltarja e Presidentit të Serbisë, duke dalë nga makina dhe duke bërtitur: “Tani do t’ia q*** nënën” dhe duke e quajtur personin nga sigurimi i kryeministrit Macut ‘idiot’”.
Në video regjistrim, dëgjohet një zë femre që thotë se është një eskortë nga zyra e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe pas kësaj ka një kacafytje midis dy pjesëtarëve të sigurimit.
Rrethanat e konfliktit nuk dihen për momentin, as aktorët e tij, dhe prapavija e këtij incidenti ndoshta do të dihet në ditët në vijim.