Një qytetar i është drejtuar Insajderit me një ankesë.
“Jam një qytetar nga fshati Mushtisht, komuna e Suharekës.
Kemi një problem me kafshë të egra, konkretisht me arinj. Prej disa ditësh po sillen në lagjen tonë dhe madje po hyjnë edhe në oborre. Nëse do të kishit mundësi të postonit një video, në mënyrë që ta shohin edhe qytetarët e tjerë, por edhe shteti, ndoshta do të merren masa. Ne kemi telefonuar disa herë, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Jemi të frikësuar, nuk guxojmë të dalim as në oborr, pasi ato shfaqen në orët e hershme të mbrëmjes”, ka shkruar qytetari, i cili ka dërguar edhe një video, që pretendon se pamjet janë marr nga kamerat e sigurisë së shtëpisë së tij.