Fisnik Asllani para sfidës me Schalken

- Bota Sot

Fisnik Asllani para sfidës me Schalken

Sot do të përmbyllet sezoni në Bundesliga 2, ku pritet të vendoset edhe skuadra tjetër që ngritet në Bundesliga.

Hamburgu i Emir Sahitit, ka arritur Bundesligën pas fitores 6-1 ndaj Ulmit që i siguroi rikthimin pas 7 vjetësh jashtë saj.

Ndërsa mundësi e madhe është edhe për Elversbergun e Fisnik Asllanit, e cila ka ndeshjen ndaj Schalkes dhe i duhet fitorja që të ngritet në Bundesliga apo të arrijë play-offin ndaj Heidenheimit.

Po për të arritur këtë i duhet që Kolni, të humb ndeshjen në shtëpi ndaj Kaiserslauternit.

Të gjitha këto ndeshje priten të zhvillohen në orën 15:30.



Lexoni të gjitha në Bota Sot