Real Madrid planifikon që Alexander-Arnold t’i bashkohet skuadrës para 30 qershorit, kur skadon kontrata e tij aktuale me Liverpool. Kjo, sepse Los Blancos luajnë në Botërorin e klubebeve, që nis nga data 15 qershor.
Klubi madrilen i ka ofruar Liverpool-it një shumë prej 2 milionë eurosh për lirimin e parakohshëm të mbrojtësit të djathtë.
Klubi anglez ende nuk ka kthyer përgjigje.
Marrëveshja do t’i lejonte lojtarit të bashkohej më shpejt me skuadrën e tij të re.