Deri vonë, trupat ukrainase rrezikoheshin teksa dërgonin furnizime kritike në vijat e frontit.
Tani, ata po përdorin dronë tokësorë me fibra optike, të cilët nuk mund të pengohen me armë elektronike nga Rusia, për ta kryer këtë punë.
Automjetet e kontrolluara nga largësia mund t’u dërgojnë trupave qindra kilogramë municione, ushqime dhe ujë, thonë operatorët e tyre.
Teksa zërat për një armëpushim po vazhdojnë, trupat ukrainase në terren mbeten skeptike, duke u zotuar se do të vazhdojnë të luftojnë mes betejave të ashpra ndërkufitare.