Skuadra e PSV-së ka shënuar fitore 1:3 ndaj Sparta Rotterdamit, në javën e fundit të këtij sezoni në Eredivisie në Holandë.
Me këtë fitore, ekipi i Peter Bosz është shpallur kampion i këtij edicioni 2024/25.
PSV-ja e mbyll në pozitën e parë me 79 pikë, një më shumë se Ajaxi (78), që fitoi ndaj Twentes, por nuk mjaftuan tri pikët.
Kujtojmë që Ajax ishte në pozitën e parë deri në javën e parafundit, ku barazuan ndaj Groningenit në sekondat e fundit.