Rumunët u paraqitën në numër rekord për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, si në vend ashtu edhe jashtë saj.
Exit poll-et e paraqitura sonte treguan për një epërsi të fortë për kryebashkiakun pro-Bashkimit Evropian të Bukureshtit, Nicusor Dan me 54% krahasuar me nacionalistin George Simion me 46%, por janë të rëndësishme vetëm për votimin e brendshëm.
Të dy kandidatët pretenduan fitoren në deklaratat e tyre të para, pasi nacionalisti George Simion shpreson se vota e diasporës mund të anojë peshoren në favor të tij.
Mbi 11.64 milionë rumunë, që përfaqësojnë 64.72% të të regjistruarve në regjistrin zgjedhor, dolën për të votuar.
Kjo është pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1996. Në vend, numri i votuesve ishte afër 10 milionë, 1.4 milion më i lartë se në raundin e parë, ndërsa një rekord 1.645 milionë rumunë votuan jashtë vendit, krahasuar me 973 mijë në raundin e parë.