Shqiptari kërkoi azil në Britani si homoseksual, por zbuluohet se ishte i martuar me grua

- Gazeta e Prizrenit

Shqiptari kërkoi azil në Britani si homoseksual, por zbuluohet se ishte i martuar me grua
Esmir Demaj, një shtetas shqiptar, ka dështuar në përpjekjen për të marrë leje qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar me pretendimin se ishte homoseksual, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportimit të Daily Mail, kërkesa e tij u refuzua nga gjykata pasi u zbulua se ai ishte i martuar me një grua në kohën kur kishte aplikuar për azil.

Gjyqtari i çështjes deklaroi se Demaj kishte zgjedhur qëllimisht të mos e zbulonte faktin që ishte në një lidhje me një grua dhe ishte pajtuar me babanë e tij, sepse mendonte se kjo do të ndikonte negativisht në rastin e tij për të qëndruar në Britani.

Gjykata theksoi se ai kishte qenë i martuar gjatë gjithë kohës sa pretendonte se ishte përballur me persekutim për shkak të orientimit seksual – një bazë që njihet si e ligjshme për kërkesat për azil sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit