Zelensky i kërkoi Trumpit të mos marrë vendime për luftë pa ne

- Bota Sot

Zelensky i kërkoi Trumpit të mos marrë vendime për luftë pa ne

Po dëgjojmë disa informacione nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në lidhje me telefonatën Trump-Putin, shkruan BBC.

Ai ka mbajtur një konferencë për shtyp dhe thotë se i ka thënë Trumpit të mos marrë vendime për Ukrainën "pa ne".

“I kërkova të mos merrte asnjë vendim në lidhje me Ukrainën pa ne përpara bisedës së tij me Putinin”, thotë Zelensky. "Këto janë çështje parimore për ne dhe shumë të rëndësishme."

Do tju sjellim më shumë nga komentet e tij së shpejti.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin kanë biseduar për më shumë se dy orë ditën e sotme përmes linjës telefonike.

Pas kësaj telefonate, Donald Trump ka thënë se Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat për një armëpushim dhe, “më e rëndësishmja, një fund të luftës”.

Trump tha se telefonata me Putinin shkoi "shumë mirë", dhe sipas tij negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës do të fillojnë menjëherë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot