LDK në Prizren mirëpret veprimet e Prokurorisë kundër korrupsionit

- Gazeta e Prizrenit

LDK në Prizren mirëpret veprimet e Prokurorisë kundër korrupsionit

Dega e LDK-së në Prizren deklarohet se ka mirëpritur veprimet e ndërmarra nga Prokuroria Themelore ndaj disa zyrtarëve publikë dhe një përfaqësuesi të një kompanie private për vepra të dyshuara korruptive, derisa dënon çdo abuzim me pozitën zyrtare dhe shpërdorim të parasë publike, përcjell  Gazeta e Prizren.

Reagimi i plotë i LDK-së në Prizren:

Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Prizren

Reagim Publik Kundër Korrupsionit – Për Shtet të së Drejtës

LDK në Prizren mirëpret lajmin për veprimet konkrete nga Prokuroria Themelore në Prizren ndaj disa zyrtarëve publikë dhe një personi përgjegjës të një kompanie, lidhur me vepra të dyshuara korruptive.

LDK në Prizren dënon ashpër çdo formë të abuzimit me pozitën zyrtare, shpërdorimin e parasë publike dhe çdo veprim që cenon besimin e qytetarëve në institucionet tona.

Ne ritheksojmë qëndrimin tonë të palëkundur për luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe për forcimin e sundimit të ligjit, transparencës dhe llogaridhënies.

Kërkojmë nga organet e drejtësisë që të veprojnë me profesionalizëm dhe pa ndikime politike, edhe në rastet tjera, për të cilat LDK ka bërë edhe denoncime konkrete.

LDK – Dega në Prizren do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm në mbrojtje të interesit qytetar, etikës institucionale dhe ndërtimit të një qeverisje të përgjegjshme.

LDK – PRIZREN

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=1093481609497450&id=100065068620773&rdid=ah5ANKA5kd9FyPdf#



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit