Vetura e vjedhur në Gjermani gjendet në Malishevë

- Gazeta e Prizrenit

Vetura e vjedhur në Gjermani gjendet në Malishevë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një veturë në Malishevë që dyshohet se është vjedhur në Gjermani.
Sipas njoftimit, një veturë me targa gjermane është transportuar drejt fshatit Senik të Malishevës, me çrast autoritetet policore e kanë sekuestruar atë, së bashku me mjetin që po e transportonte.
Pas sekuestrimit, janë intervistuar dy persona, derisa rasti është iniciuar si “pranim i mallrave të vjedhura”.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka deklaruar se po i vazhdon hetimet rreth rastit.


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit